MENU
klinika

Misteri rreth zhdukjes së Ervis Martinajt

Krerët e lartë të Policisë së Shtetit takim të “fshehtë” në SPAK

18.09.2022 - 12:26

Çështja e zhdukjes së Ervis Martinajt dhe përfshirja e ish-efektivit të policisë Jeton Lami ka detyruar krerët më të lartë të Policisë së Shtetit të zhvillojnë një takim në Prokurorinë e Posaçme.

Mësohet se takimi është mbajtur gjatë ditëve të fundit në ambientet e SPAK, raporton Ermal Vija.

Burimet bëjnë me dije se Jeton Lami, i arrestuar për shpërdorim detyre, si personi qe ndihmonte Martinajn të lëvizte i lirë në kohë që ishte në arrati, është transportuar nen masa te rrepta sigurie nga Burgu i Shën Kollit ne Lezhe, drejt burgut 302 ne kryeqytet.

Kur ka kaluar me shume se një muaj nga denoncomini familjareve se kane humbur kontaktet me Ervis Martinaj, Prokuroria e Kurbinit nuk ka ende asnjë përgjigje për fatin e tij. Burimet bëjnë me dije se, drejtuesit e policise kane kërkuar qe dosja për zhdukjen e Martinajt te transferohet nga prokuroria e Laçit ne prokurorinë e posaçme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Artan Hoxha: Ofroi 50 milionë euro për...

Çfarë ka ndodhur me Ervis Martinajn?