MENU
klinika

Rezoluta kundër raportit të Dick Marty

Kryeministri Rama i drejtohet Këshillit të Evropës

13.09.2022 - 13:24

Kryeministri Edi Rama do t’i drejtohet Këshillit të Evropës me një fjalim, ashtu siç kishte paralajmëroi, ku do të kërkojë rishikimin e Rezolutës 1782 (2011) dhe të shpallen të pabazuara akuzat për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës.

Vetë Rama e kishte paralajmëruar një gjë të tillë kur Shqipëria miratoi në Kuvend Rezolutën kundër raportit të Dick Marty, pasi akuzat e bëra prej tij janë totalisht të pabaza dhe nuk janë vërtetuar në të gjithë këto vite dhe njollosin një luftë të drejtë të popullit të Kosovës.

Kujtojmë se në gusht Shqipëria i kërkoi zyrtarisht Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të rishikojë Rezolutën 1782 (2011) dhe të shpallen të pabazuara akuzat për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës. Kryeministri Edi Rama ka publikuar dokumentin që është dërguar në KiE dhe thotë se raporti famëkeq i Dick Marty nuk mund të gëzojë rezolutën mbështetëse, ndaj kërkon drejtësi për këtë çështje.

Shqipëria i kërkon Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të realizojë një raport vijues (follow up report) dhe si rrjedhojë një rishikim thelbësor të Rezolutës 1782 (2011). Shqipëria riafirmon vullnetin e palëkundur për të ndihmuar drejtësinë e për të mbështetur çdo përpjekje që synon të zbulojë të vërtetën dhe e konsideron këtë nisëm shprehje kuptimplotë të këtij vullneti.

Rezoluta u është dërguar:

1. Vendeve anëtare dhe atyre me statusin e vëzhguesit të Këshillit të Europës;
2. Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Evropës;
3. Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës;
4. Presidentit dhe zv/presidentëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës;
5. Sekretares së Përgjithshme të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës;
6. Komitetit për Çështjet Politike dhe Demokracinë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës;
7. Komitetit për Çështjet Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Në një notë verbale drejtuar Selisë së Këshillit të Evropës në Strasburg nga misioni i përhershëm i Republikës së Shqipërisë në KiE, thuhet se pretendimet nga raporti i Dick Marty-t, edhe pas 10 vitesh hetime, nuk janë provuar dhe nuk bazohen në fakte. Në këtë shënim, i cili është shoqëruar edhe me Rezulotën e miratuar në Kuvendin e Shqipërisë në shqip dhe në anglisht, thuhet se rezoluta e bashkangjitur notës është përgjigje ndaj Rezolutës 1782 (2011) të Asamblesë Parlamentare të Këshilli i Evropës, “Hetimi i akuzave për trajtim çnjerëzor të njerëzve dhe tregtisë ilegale të organeve të njeriut në Kosovë”.

“Sipas rezolutës së miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, më 21 korrik, 2022, pretendimet e bëra në Raportin Dick Marty për vrasjen e njerëzve për qëllimin e mbledhjes dhe shitjes së organeve të tyre dhe tregtimin e paligjshëm të organet e njeriut në Shqipëri dhe Kosovë, të cilat janë renditur në paragrafët 1 dhe 4 të Rezoluta e Këshillit të Sigurimit 1782 (2011), pas më shumë se dhjetë vitesh thellësie hetimet nga Forca Speciale Hetuese e BE-së dhe pasardhësi i saj, Zyra e Prokurorit të Specializuar, mbeten të pagjetur për të paprovuar dhe nuk bazohet në prova dhe fakte dhe prandaj duhet parë si i tillë nga të gjithë institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare”, theksohet në shënim.

Kujtojmë se në seancën e fundit plenare të sesionit të kaluar më 21 korrik, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 125 vota pro rezolutën kundër raportit të Dick Marty për trafik organesh nga drejtuesit e UÇK. Pavarësisht debateve, opozita bashkoi votat me mazhorancën, duke votuar me 125 vota pro rezolutës kundër raportit të Dick Marty-t.

Raporti u mbështet nga Rusia, e cila ishte ndër të parat që artikuloi këto akuza. Në seancën plenare, kryeministri Rama i mëshoi faktit që raporti është i mbështetur nga Rusia dhe zëdhënës rus. Raporti i vitit 2011 i Dick Marty, asokohe anëtar dhe raportues i Komitetit për Çështje Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ngre pretendime për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore që dyshohen të jenë kryer nga pjesëtarë dhe drejtues të UÇK, për të cilat hetuesit ndërkombëtar nuk kanë gjetur prova.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN