MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 3

Kukësi përmbyset në shtëpi, paqe në derbi

03.09.2022 - 16:57

Kukësi zhgënjen edhe në javën e tretë të Kategorisë Superiore, duke u mposhtu 1-2 në shtëpi nga Kastrioti. Vetëm një pikë në 3 ndeshje janë shumë pak [ër një ekip me pretendime maksimale. Ndërsa derbi i Durrësit mes Erzenit dhe Teutës përfundoi në barazim pa gola.

Kastrioti shokon Kukësin në shtëpi dhe arrin të përmbysë vendasit, duke shënuar 2 gola të bukur me Prenkoçeviç dhe Mehmetin, që zhvlerësojnë golin e Zivkoviç, që zhbllokoi sfidën.

Krutanët tregojnë forcë karakteri dhe marrin fitoren e parë në kampionat. Kukësi megjithëse ka luajtur më mirë, detyrohet të dalë pa pikë nga kjo sfidë.

Mbyllet në barazim pa gola derbi mes Erzenit dhe Teutës. Ka qenë një sfidë e luftuar në “Niko Dovana”, por kanë munguar rastet e pastra për shënim në të dyja kampet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN