24.09.2022 - 17:52
Kombëtarja U-19 e drejtuar nga Armando Cungu është mposhtur edhe në ndeshjen e dytë eliminatore të Evropianit të radhës për këtë grupmoshë. Pas humbjes 3-1 me Belgjikën, kuqezinjtë u mundën 5-0 nga Spanja.
Një sfidë pa shumë histori për kuqezinjtë, pasi pësojnë 3 gola njëri pas tjetrit në harkun kohor të 21 minutave, nga minuta e tetë deri në 29’. Kaq për pjesën e parë.
Në pjesën e dytë djelmoshat shqiptarë pësojnë edhe dy gola të tjerë, pa qenë në gjendje të shënojnë një gol nderi. Me këto rezultate të para, thuajse është I përcaktuar fati i Kombëtares U-19 në grup, duke e mbyllur në vend të fundit.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Mposhtet në Elbasan