Në ndihmë të grave dhe vajzave të cilat hasen me sulme seksuale, dhunime dhe ngacmime do të ofrohen kurse falas për vetëmbrojtje pa pagesë. Qendra për Art dhe Komunitet ‘Artpolis’ ka njoftuar se nga qershori i vitit 2022 organizon pa pagesë kurse vetëmbrojtëse për vajzat dhe gratë.
Kursi do të quhet “Çikat e sjellshme” dhe do të nisë më 12 shtator të këtij viti. Kursi i vetëmbrojtjes ‘Çikat e sjellshme’ do të mbahet në Akademinë e Arteve Marciale në Prishtinë me instruktor Taekwando, Nuhi Gashi.
Ky ndryshim i ri vjen si rezultat i rasteve të shtuara të dhunimeve dhe abuzimeve seksuale në Kosovë ku së fundmi një 11-vjeçare u dhunua seksualisht nga 5 meshkuj të ndryshëm.
Kosova pati një reagim me protesta ashtu sikurse edhe Tirana ku personazhe të ndryshëm, figura publike, gazetarë, qytetarë e fëmijë u sensibilizuan.
Si ndodhi ngjarja e rëndë:
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur më 27 gusht nga ora 17:30 deri në orën 00:30. Dhunimi i vajzës së mitur ka nisur në parkun në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, për të vazhduar në një vend tjetër të panjohur. Sipas dyshimeve të para, fillimisht tre të miturit, Gent Rexhepi, Xhabir Salihu, Gentrit Jashari, keqtrajtuan seksualisht vajzën e mitur, ndërsa më pas ka shkuar edhe 26-vjeçari Ekrem Rexhepi të cilit iu bashkua Shkëlqim Kameri, të cilin e ka thirrur vëllai i tij Gent Rexhepi. Në një zonë, 26-vjeçari ndaloi makinën në një tjetër vend dhe kreu marrëdhënie seksuale me të miturën. Në dëshminë që ka dhënë vetë ajo në polici, ka treguar se ishte në park kur iu afruan 3 persona duke e ngacmuar me fjalë. Ndonëse pretendon se nuk i ka kthyer përgjigje dhe ka vijuar rrugën e saj, njëri i është afruar dhe e ka prekur.