MENU
klinika

Deklarata e fortë

Kurti: Në Kosovë mund të ketë luftë!

17.09.2022 - 19:02

Në një intervistë për gazetën kroate Vecernji list, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se nuk përjashtohet mundësia që të ketë luftë në Kosovë.
Si argument për deklaratën, ai ka sjellë në vëmendje stërvitjet e përbashkëta ushtarake të Serbisë dhe Rusisë.

Ai kujtoi gjithashtu se lidershipi i Serbisë e konsideron Rusinë ‘nënën’ tyre dhe kjo krijon tension në Ballkan.

“Nëse nuk ka përgatitje për luftë, atëherë pse vitin e kaluar Serbia dhe Rusia kanë pasur 104 stërvitje dhe aktivitete të përbashkëta ushtarake nga 91 që kishin planifikuar,” – u shpreh Kurti.