MENU
klinika

Nga trafikimi i të miturave në Rumani te akuzat për zhdukjen e ‘Renit’

Kush është Deniz Xhija?

27.09.2022 - 11:36

Quhet Deniz Xhija është nga Durrësi. Emri i tij ka hyrë në regjistrat e Policisë shumë vite më parë, por rrallë është akuzuar dhe vënë përpara drejtësisë.

Ai u akuzua për trafik femrash dhe droge, për plagosje dhe që prej 2014- së ndaj tij rëndon edhe një akuzë për rrëmbim personi. Në fakt, është akuzë e familjes së të zhdukurit, pasi Policia jonë dhe Prokuroria nuk kanë marrë asnjë indice për ta hetuar zhdukjen pa gjurmë të këngëtarit të muzikës tallava në Elbasan.

Emri i Deniz Xhijës, në fakt ka dalë edhe në disa atentate të bujshme në zonën e Shijakut dhe Durrësit, por Policia jonë nuk ka mundur asnjëherë t’i faktojë ndonjë akuzë përveç një plagosjeje në një restorant, pas një sherri. Personi që u plagos në fakt nuk kishte të bënte me ngjarjen e për pasojë dënimi ndaj Xhijës u ul ndjeshëm. Mirëpo, Xhija, mësohet se ka kaluar ka vite që ka mbërritur në Kolumbi nga ku edhe ka nisur trafikun e kokainës. Të dhënat vijnë nga mediat vendase, të cilat e konsiderojnë durrsakun me emrin Deniz Klironomi si një prej personave më të kërkuar.

Ai dyshohet se është i lidhur me grupin kriminal “Los Pachenca”, një organizatë me strukturë paraushtarake, lindur në vitet 80 në Kolumbi. Kjo organizate tipike mafioze, në të cilën pretendohet se ishte pjesë edhe 45-vjeçari i arrestuar mëngjesin e së dielës në Kolumbi, ka pasur ulje ngritjet e saj dhe pas rikthimit nga burgu në Shtetet e Bashkuara ku vuajti dënimin, të liderit të saj, organizata ka marrë një fytyrë aktori politik duke mos pranuar të jetë mirëfilli një bandë kriminale që merret që me trafikun e drogës deri të grabitjet, gjobat dhe zhvatjet e përqindjes së fitimeve nga shitjet e tokave. Mediat vendase e rendisin shqiptarin në këtë organizatë tipike mafioze.

ARRESTIMI

Policia në Kolumbi arriti të arrestojë një nga më të shumëkërkuarit shqiptar të Interpolit. Në operacionin që ka ndodhur ditën e djeshme, në pranga ka rënë Deniz Klironomi, nga Durrësi. Në Kolumbi 45-vjeçari shqiptar njihet me pseudonimin “Gucci” dhe akuzohet nga autoritetet vendase se ka lidhje të forta me grupin kriminal “Los Pachenca”, i cili kryen krime në bregun verior të Kolumbisë. Klironomi ndodhej në kërkim pasi akuzohet për trafik droge, trafikim të qenieve njerëzore, përdorim dhe armëmbajtje pa leje. Dyshohet se në momentin e arrestimit ai ka pretenduar të jetë nga Kosova, por agjentët nuk kanë rënë pre e kësaj historie, pasi “Gucci” përveçse në Shqipëri kërkohej edhe në Evropë, ndaj informacioni që Interpoli ka pasur për të ka qenë shterues.

Kolonelja Olga Salazar që mban postin e drejtoreshës së Policisë Dijín, të cilët bënë edhe arrestimin në një apartament në Barranquilla, zbuloi se shqiptari është mbajtur nën vëzhgim për rreth 7 muaj, por kishte aftësinë të zhdukej sepse çdo muaj ndryshonte vendbanimin. Madje në apartamentin e ri, “Gucci” nuk doli për rreth një javë as në dritare, derisa më në fund u arrit të kapej një foto e tatuazhit dallues që ka në krahun e majtë, çka lejoi agjentët që ta identifikonin dhe të ndërhynin për t’i vënë prangat. Sipas mediave kolumbiane ai po mbahet në një burg në Bogota dhe ka nisur ndërkohë përgatitja e procesit të ekstradimit të tij drejt Evropës ose Shqipërisë. Ato kanë publikuar gjithashtu pamjet e arrestimit, ku 45-vjeçari shoqërohet nga disa oficerë dhe mban veshur një bluzë të zezë të firmës prestigjoze “Balenciaga”, duke “tradhtuar” “Guccin”.

DOSJA KRIMINALE E DENIZ XHIJËS

Deniz Klironomi, lindur ne Durrës, 45-vjeç, i njohur edhe me mbiemrin Xhija, por edhe me mbiemrin Floroiu. Është i kërkuar nga policia e Durrësit, i dënuar me 6.6 vjet burg për “vrasje me dashje e mbetur ne tentative”, pasi më 26 janar të vitit 2015, në një lokal në lagjen 7 në Durrës teksa po drekonte me tre shokë, u konfliktua me njërin prej tyre dhe nxori pistoletën për ta ekzekutuar në vend. Gjendja midis tyre u acarua së tepërmi dhe Deniz Klironomi menjëherë u ngrit në këmbë dhe nxori nga brezi pistoletën që mbante me vete pa leje të organeve shtetërore. Menjëherë ka ndërhyrë njëri prej personave që ndodhej në tavolinë, duke i devijuar dorën të pandehurit Denis Xhija.

Nga ndryshimi i drejtimit të qitjes, plumbi dëmtoi në pjesën e qafës një person që ndodhej i ulur në një tavolinë tjetër të lokalit dhe që nuk kishte lidhje me konfliktin. Deniz Klironomi është akuzuar nga nëna e shtetasit Renato Hamza ose “Reni Elbasanit”, person i zhdukur prej 2014, se ka marrë pjesë në zhdukjen e tij së bashku me shtetasin Indrit Shaqja, aktualisht në burg i dënuar me burg të përjetshëm për dy vrasje. Klironomi është dënuar në Rumani me 11 vite burg nga Gjykata e Tulcea për “Trafik qeniesh njerëzore” dhe “Trafik droge”, pasi midis shkurtit dhe korrikut 2012, së bashku me Mihai Misirelicu, krijuan dhe koordinuan një grup kriminal të organizuar me qëllim rekrutimin dhe shfrytëzimin seksual të të miturve në Rumani, Belgjikë dhe Gjermani. Në këtë kuptim, ata transportuan dhe strehuan në Rumani, dy të mitura, të dyja duke ditur se nuk kishin mbushur moshën 18 vjeç, duke i transferuar më pas në Belgjikë dhe Gjermani me qëllim shfrytëzimin e tyre nëpërmjet ushtrimit të prostitucionit.

Dy të pandehurit kanë ushtruar forma të ndryshme kërcënimi, dhune dhe shtrëngimi, duke përfituar nga pamundësia e vajzave për t’u mbrojtur dhe shprehur vullnetin e saj. Në 14 mars 2010, Catalin Bejenaru, banakieri i një lokali në Rumani, u ankua se dy persona, përkatësisht Mihai Miºirelicu dhe Deniz Xhija, qëlluan me armë zjarri ndaj tij. Të dy u përpoqën të iknin, madje arritën të dilnin edhe nga qarku. Ata u kapën të nesërmen në një banesë në Galati. Djemtë u shprehën se nuk kishin ndërmend ta dëmtonin banakierin, por vetëm ta trembnin, për t’i treguar se nuk bënin shaka pasi ai nuk pranoi t’u shërbente. Pas 10 muajsh burgim, ata u liruan pasi Gjykata e Tulceas vendosi që secili prej tyre të dënohej me tre vjet burg, me kusht.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin