13.09.2022 - 18:59
Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka marrë pjesë në protestën e thirrur sot nga kreu i Partisë së Lirisë, që po zhvillohet tek inceneratori i Tiranës.
Gazetarja Erneta Shevroja raporton se nga Partia Demokratike janë Edmond Spaho, Ervin Salianji, Klevis Balliu dhe Jamarbër Malltezi.
Protesta e PL-së nisi pak minuta më parë. Kjo është protesta e parë e kësaj force politike, në atë që kryetari Ilir Meta e ka cilësuar si aferën më të madhe të korrupsionit dhe vjedhjes së qytetarëve.
Ndonëse inceneratorët është edhe kauza e tyre më e madhe, deputetët e grupimit të Enkelejd Alibeajt nuk do të marrin pjesë në këtë protestë, duke vijuar distancimin nga Ilir Meta.