MENU
klinika

“Dhurata që i la familjes dhe shoqërisë”

Kushërira publikon videon me luanin që mbante Ervis Martinajt

06.09.2022 - 13:35

Megi Feraizi, kushërira e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj i cili prej disa javësh është denoncuar i zhdukur nga familjarët ka publikuar një video në rrjetet sociale.

Ajo shfaqet me luanin që ishte marrë i vogël nga Ervis Martinaj. “Dhurata që i la familjes dhe shoqërisë Visi”, ka shkruar ajo.

Nga ana tjetër, luani që mbahej ka nga Martinaj ka edhe llogari të hapur në rrjetet sociale dhe qëndronte në kompleksin në pronësi të rij.

Gazetari Artan Hoxha zbuloi pak ditë më parë se Martinaj mbante në shtëpi luanin që kur ai ishte këlysh ndërsa tha se një nga mesazhet e tij të fundit para se të shkëpuste kontaktet me familjarët ka qenë pikërisht për përkujdesjen nga tij.


“Thonë që ai fshihej në një kullë, në fakt ai hidhte valle nëpër Tiranë sepse kishte informacion dhe përfitonte se askush nuk e njihte. Madje, edhe policët nuk raportonin.

Martinaj ka dërguar dy SMS më datë 9 gusht, ku SMS i parë lidhet me ushqimin e këlyshit të tigrit që ai ka në shtëpi. Pastaj u dërgua edhe një SMS tjetër ku pyeste për familjarët. Pastaj nuk ka më gjurmë të tij”, tha Hoxha pak ditë më parë.

Sipas gazetarit, kompleksi ku qëndronte luani në pronësi të Martinajt ishte kthyer në destinacion turizim për shuma vajza të famshme shqiptare të cilat shkrepnin foto me të dhe më pas i publikonin në rrjetet sociale duke qenë se bëhej fjalë për një kafshë të rrallë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Misteri/ Plot 27 ditë pa asnjë gjurmë

Qytetet nga ku mund të jetë zhdukur Ervis Martinaj


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin