MENU
klinika

Për humbjen e Kombëtares

Kushta: Nuk fitohet me fjalë e tangërllëqe

25.09.2022 - 12:07

Shqipëria u mposht mbrëmjen e djeshme ndaj Izraelit me rezultatin 2-1 në Tel-Aviv, e vlefshme për Grupin 2 të Ligës B në Ligën e Kombeve. Së fundmi për këtë disfatë të rëndë të kuqezinjve, ka reaguar legjenda e Kombëtares shqiptare, Sokol Kushta.

Me anë të një postimi në profilin e tij të rrjetit social “Facebook”, ai ka shkruar se kjo disfatë ishte një shuplakë për delirantët dhe të paaftët dhe për të gjithë ata që mendojnë se futbolli fitohet me fjalë:

“Kisha 8 ditë që lexoja dhe dëgjoja në TV nga shumë specialistë dhe lojtarë të Kombëtares që në ndeshjen me Izraelin do ta fitonim, 1-0, 2-0 deri në 3-0, dhe pyesja veten po këta e dinë se kush është Izraeli?

Atë gjë e kuptuam kur filloi minuta e parë dhe deri sa ra bilbili i fundit. Kjo ishte një shuplakë për delirantët dhe të paaftët, dhe të gjithë ata që mendojnë se futbolli fitohet me fjalë dhe tangërlliqe.

Futbolli është sporti më i lehtë në botë për disa që e bëjnë me djersë, punë dhe gjak. Është një gjë kur futesh në fushë, emrat bëhen të barabartë, pasi vetëm rezultati të bën të madh”, ishte postimi i Sokol Kushtës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Trajneri i Kombëtares pas humbjes në Izrael

Habit Edy Reja: Bëmë paraqitje të mirë, Broja duhet të rritet