MENU
klinika

Nga Agron Gjekmarkaj

Lajmi për mbylljen e shkolles “Mehmet Akif” në Tiranë për një sërë arsyesh është tronditës!

23.09.2022 - 15:48

Pasi ka filluar viti shkollor qindra femijëve u nderpritet mesimëdhënia aty, një goditje kjo e fortë psikologjike per ta familjet e tyre e dhjetra mesues që punonin në atë institucion. Kjo vater dijeje prej mbi 20 vitesh ka krijuar një tradite duke dhënë siguri për një arsim solid të femijeve shqiptar.

Nese kujtojmë momentin kur u hap , kohe kur arsimi shqiptar perballej me krizë të gjithëanëshme mirënjohja duhej të ishte shtuar. Studentet e dalë prej aty kanë perballuar universitetet më të mira të Botës me shumë sukses. Si do të integrohen befas sot ata në sistemin arsimor kur janë mesuar me një tradite të caktuar pedagogjike!?

Argumentet e perdoruar per mbylljen e shkolles ishin qesharakë e të sforcuar të cilet të çojnë lehte drejt perfundimit se ai është një vendim politik. Turqia per ne është një vënd mik dhe çdo qeveri shqiptare ka detyrimin që miqësisë ti pergjigjet me miqësi pertej faktit se kush ngjitet apo bie nga pushteti në Ankara. Turqia ka qënë një vënd mik kur kjo shkollë është hapur dhe i kemi falenderuar perzemersisht po kaq e tillë duhet të mbetet, sot e neser.

Femijet shqiptarë , mesuesit e tyre, dinjiteti i ligjeve të vendit, Shqiperia vetë nuk duhet të nëperkëmben per arsye të konflikteve politike as brënda e aq më pak jashtë Shqipërisë. Shqiperia është vënd sovran dhe i pavarur.

Një shkollë që të vazhdojë misionin e saj duhet të respektojë ligjet e vendit, standartet administrative dhe cilesinë e mesimdhënies. Edi Rama duhet të terhiqet nga ky vendim i cili kompromenton sovranitetin tonë dhe cenon të drejten per arsim të femijëve shqiptarë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN