MENU
klinika

Shkodër, 1798

Letra e pashait shqiptar Portës së Lartë

25.09.2022 - 13:10

       Nga: Aurenc Bebja*, Francë – 25 shtator 2022

“La Chronique universelle” ka botuar, me 3 tetor 1798, në ballinë, një letër të veçantë të pashait dhe vezirit të Shqipërisë për Portën e Lartë drejtuar asokohe konsullit të përgjithshëm të Republikës franceze në Raguzë për ta përgëzuar mbi fitoret ushtarake të Napoleon Bonapartit, të cilën Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e sjell për publikun shqiptar:

“Shkodër, 27 Mesidor (15 korrik 1798).

Ne Ibrahim Benghelli, pasha dhe vezir i Shqipërisë për Portën e Lartë,

Qytetarit Bruire, konsullit të përgjithshëm, të ngarkuarit me punë të Republikës franceze pranë asaj të Raguzës.

Qytetar, nuk mund t’ju shpreh gëzimin që më shkaktuan lajmet e reja që më përçuat. Unë e konsideroj këtë mirënjohje nga ana juaj, si një dëshmi të shkëlqyer të miqësisë dhe besnikërisë së kombit madhështor ndaj nesh, miqve dhe aleatëve të tij.

Marrja e Maltës; duke formuar një epokë në shkëlqimin e Francës, do të gdhendë me karaktere të pashlyeshme në zemrat e myslimanëve të vërtetë ndjenjat më të gjalla të mirënjohjes.

E përgëzoj veten për faktin se dirigjenti i shquar i një sipërmarrjeje kaq të vështirë është i njëjti hero italian Bonapart, me miqësinë e të cilit, krenohem edhe më shumë, pasi fitoret e tij e kanë bërë atë mahnitësin e shekullit të tij.

Dëshiroj momentin e lumtur, për të treguar se deri ku shtrihet miqësia ime për kombin e madh; Unë gjithmonë do të nxitoj të jem i dobishëm për të, duke i dhënë ndihmë dhe asistencë francezëve, të cilët, në çdo rast, do të vinin të zbarkonin në brigjet e juridiksionit tim ose do të vinin këtu për çfarëdo arsye.

Shpresoj se do të më jepni me dashamirësi informacione mbi operacionet e ushtrive franceze: do të jetë gjithmonë shumë e këndshme për mua, të marr këto mendime dhe veçanërisht ato që kanë të bëjnë me mikun tim Bonapart.

Nënshkruar: Ibrahim Benghelli”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pse gjithë ai interesim i madh për Shqipërinë?

A i vlerësonte Napoleoni shqiptarët?

Dyma: Çfarë është historia?

Një gozhdë, ku var romanet e mia


Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale