Barcelona vijon me fitoret, duke bindur me blerjet e reja. Katalanasit fituan 0-4 në transfertë më Cadiz, duke marrë kështu fitoren e pestë radhazi, katër në kampionat dhe një në Champions League.
Ndërsa prej 55 minutash ndeshja vijonte të ishte me barazim pa gola, De Jong do të gjente rrugën drejt rrjetës pikërisht në këtë moment, pas një asisti nga Gavi.
De Jong shënoi golin e parë për katalanasit, me Leëandoëskin që do të thellonte avantazhin në minutën e 64’. Polaku, i cili e nisi këtë sfidë nga minuta e 57’, gjeti rrugën drejt rrjetës dhe i dhuroi siguri dhe qetësi trajnerit Xavi.
Përballja u ndërpre në minutën e 83-të, për shkak se është dashur një ndërhyrje e menjëhershme për të shpëtuar jetën e një tifozi që ka shfaqur probleme kardiake. Ndërsa bëhet me dije se tifozi është jashtë rrezikut për jetën dhe aktualisht është duke u trajtuar në spitalin më të afërt.
Pas rifillimit skuadra e Xavit shënoi edhe 2 herë të tjera me Ansu Fati dhe Dembele, në minutat 86’ dhe 90+2’. Kaq mjaftoi për Barcelonën.