MENU
klinika

Nga epiteti famëkeq për Meghan e deri tek...

Libri i ri do të shokojë Mbretërinë

26.09.2022 - 12:22

“Meghan Markle ishte një “sociopate narcisiste” e cila po planifikonte largimin e saj mbretëror që në fillim”. Kështu shkruhet në librin e ri që pritet të ketë detaje bombë lidhur me Markle nga ish-stafi i saj mbretëror.

Burimet i thanë autorit Valentine Low, i cili shkroi “Courtiers: The Hidden Power Behind the Crown”, se anëtarët e stafit shpikën epitetin për Dukeshën e Sussex, sipas një raporti i The Sun.

Libri detajon sjelljen e supozuar të shëmtuar nga Meghan dhe bashkëshorti i saj, Princi Harry, të cilët u larguan nga detyrat e tyre mbretërore në vitin 2020.

“Të gjithë e dinin se institucioni do të gjykohej nga lumturia e saj. Gabimi që ata bënë ishte që menduan se ajo donte të ishte e lumtur”, citohet të ketë thënë një ish-punonjës. “Ajo donte të refuzohej, sepse ishte e fiksuar pas asaj gjëje që nga dita e parë”.

Punonjësit dyshohet se pretenduan gjithashtu se ata “u vunë në lojë” nga Meghan dhe Harry.

“The Post” ka raportuar se Meghan i kishte prezantuar Netflix një projekt që në vitin 2018 kur ajo ishte ende pjesë e familjes mbretërore. Harry pretendoi se ata nuk menduan të bashkoheshin me shërbimin e transmetimit derisa të largoheshin nga detyrat mbretërore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Familja mbretërore njofton privatësi

Fëmija i Meghan dhe Harry ka lindur tashmë?

Ç'po ndodh me çiftin mbretëror

Meghan Markle heq unazën e martesës