Gazeta spanjolle “El Mundo” shaktoi jo pak bujë ditët e fundit pas zbardhjes së kushteve të Lionel Messit që të rinovonte me Barcelonën, shifra që sipas ekspertëve, mund të çonin deri në falimentimin e klubit.
Por analistë të tjerë në fushën financiare bëjnë me dije se impakti i Messit në fushën e marketingut është aq i madh sa sjell shifra të pabesueshme. Sipas ‘El Economista’, me mbërritjen e argjentinasit te PSG-së, klubit i janë rritur të ardhurat me rreth 700 milionë euro.
Janë 10 sponsorë të rinj që u afruan, marka të tilla si Dior, Gorillas, Crypto.com, PlayBetR, GOAT e të tjera. Ndikimi i Messit nënkupton një rritje eksponenciale të numrit të fanellave të shitura. PSG shiti më shumë se një milion njësi, mes 90 dhe 160 euro secila.
Jo vetëm kaq, ardhja e Lionel Messit gjeneroi gjithashtu një ndikim të madh në rrjetet e klubit francez, deri në pikën që klubi fitoi më shumë se 15 milionë ndjekës në të gjitha platformat e tij, duke i kaluar 150 milionë ndjekës në total. E thënë ndryshe, Messi justifikoi kontratat e larta që firmosi, në këmbim të përfitimit që i sjell klubit aktual.