MENU
klinika

Do të largohet me kosto zero

Lionel Messi nuk do të rinovojë me PSG-në

27.09.2022 - 21:10

Edhe pse Lionel Messi ka deklaruar se vendimin për rinovim me PSG-në ose jo do ta marrë vetëm pas përfundimit të Botërorit, sipas raportimeve të fundit, ai do të largohet verën e ardhshme kur t’i mbarojë kontrata.

Kjo do të thotë se Messi do të jetë pa ekip në fund të sezonit. Messi, 35 vjeç, kaloi një sezon të parë të vështirë në Parc des Princes – pavarësisht se fitoi titullin. Ai shënoi vetëm gjashtë gola në kampionat, numri i tij më i ulët që kur u bë lojtar i rregullt i Barcelona-s në sezonin 2005-06.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë ka arritur tashmë katër në tetë paraqitje këtë sezon, ndërsa skuadra e Christophe Galtier kryeson me një avantazh prej dy pikësh renditjen. Pasi shënoi një gol të mrekullueshëm me kombëtaren fundjavën e kaluar, Messi zbuloi se më në fund po shijonte sërish futbollin pas vështirësive të sezonit të kaluar.

Ish-kapiteni i Barcelona-s tha: “Ndihem mirë, ndihem ndryshe nga viti i kaluar. E dija që do të ishte kështu. Ndihem më mirë me klubin, shokët e skuadrës, lojën. Po filloj ta shijoj sërish”.

Ka pasur zëra për një kthim të Messi-s te Barcelona sezonin e kaluar, por ai gjithmonë ka dashur të respektojë marrëveshjen e tij dyvjeçare me PSG-në, kështu që do të qëndrojë në Paris të paktën deri në vitin 2023. Por tani gjigantët katalanas me siguri do të përpiqen dhe do të bëjnë gjithçka që munden për të joshur ish-sulmuesin e tyre të rikthehet në Camp Nou me kosto zero.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN