MENU
klinika

“Spiropali në vend të Edona Bilalit”

Lorenc Vangjeli zbardh prapaskenat e lëvizjeve në PS: Ju tregoj synimin e socialistëve

28.09.2022 - 18:15

Analisti Lorenc Vagjeli ka komentuar përgatitjet zgjedhjet vendore.

Në një intervistë në MCN, ai është ndalur tek Shkodra, duke thënë se PS synon të marrë  3/5 e bashkive të qarkut Shkodër.

Sipas tij, PS është nisur për udhë kur të tjerët ende nuk kanë lidhur këpucët.

Ndër të tjera ai ka komentuar edhe zëvendësimin e  Edona Bilalit me Elisa Spiropalin.

“Duhet parë sërish kontrasti. PS është nisur për udhë kur të tjerët ende nuk kanë lidhur këpucët. Rama përveç se emrat e përveçëm ka pasur kriteret.

Rasti është dërgimi i Elisa Spiropalit në Shkodër sepse është një nga figurat që arrin ti ofrojë konsensus vetvetes. Edhe pse socialistët kanë 10 vjet në pushtet, në Shkodër nuk janë ndjerë asnjëherë në pushtet gjatë kësaj periudhe dhe Bilali nuk arriti dot të konvertojë.

Socialistët nisen në Shkodër me idenë se janë të humbur përballë demokratëve dhe Spiropali duke pasur të garantuar mbështetjen e Ramës kanë një filling politik me njeri-tjetrin, Rama tregon se edhe kur është duke luajtur me ngjyrat është duke bërë matematikë.

PS tenton të marrë në Shkodër 3/5 e bashkive të qarkut. Njeriu i parë që do ishte i lumtur që Berisha të humbiste në zgjedhje është Basha”, është shprehur Vangjeli.

"Tregojini me votë se duhet të largohen njëherë e mirë"

Rama sulmon opozitën nga Londra dhe u bën thirrjen emigrantëve

"I dërguan ftesë ambadadorit tonë për të marrë pjesë në takimin e tyre, por…"

Rama tregon prapaskenat nga Londra: PD nxit akte antishqiptare në tokë të huaj

"Një grup të vebrish të nxitur nga të verbrit në Tiranë"

Turi me diasporën në Londër/ Rama iu përgjigjet protestuesve