MENU
klinika

Atentati i dështuar në Durrës

Makina e blinduar i shpëtoi jetën Akil Nerjakut!

13.09.2022 - 12:23

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me atentatin e dështuar ndaj Akil Nerjakut. Sipas News24, mjeti ku ndodhej objektivi nuk ishte në pronësi të tij, por e një personi tjetër me iniciale H.K.

Po ashtu mësohet se automjeti ka qenë i blinduar, duke bërë që Nerjaku t’i shpëtonte plumbave.

Ndërkohë burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se shkak i ngjarjes dyshohet të jetë prishja e pazareve të drogës dhe se ngjarja dje ishte një paralajmërim për Akil Nerjakun.

Akil Nerjaku është një person me precedent të mëparshëm penale, ndërkohë nga policia ende nuk ka informacione për këtë ngjarje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kush është personi ndaj të cilit u qëllua

Dështon atentati me snajper në Durrës