MENU
klinika

"Asnjë qëllim tjetër përveç zbatimit të ligjit"

Mbyllja e kolegjit turk, reagon Rama

23.09.2022 - 15:45

Pas vendimit për mbylljen e kolegjit turk në Tiranë ‘Mehmet Akif’ ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Rama shkruajti në Twitter se “Të shesësh godinën ku ke lejen e aktivitetit shkollor dhe të hapësh aktivitetin diku tjetër, pa marrë lejen sipas ligjit, pa plotësuar kriteret e pa përmbushur standartet e kërkuara ligjërisht, është një shkelje për të cilën ligji parashikon heqjen e liçencës.”

Postimi i plotë:

“Pas çdo vendimi kërkohet një qëllim tjetër nga i vërteti dhe bombardohet publiku me lajme të rreme e me teori konspiracioni! S’ka asgjë të tillë dhe asnjë qëllim tjetër përveç zbatimit të barabartë të ligjit në rastin e heqjes së një liçence shkolle si plot të tjera më parë.

Mbyllja e kolegjit turk, reagon Rama: S’ka teori konspiracioni, asnjë qëllim tjetër përveç zbatimit të barabartë të ligjitTë shesësh godinën ku ke lejen e aktivitetit shkollor dhe të hapësh aktivitetin diku tjetër, pa marrë lejen sipas ligjit, pa plotësuar kriteret e pa përmbushur standartet e kërkuara ligjërisht, është një shkelje për të cilën ligji parashikon heqjen e liçencës.
Përdorimi i fëmijëve pastaj për të fshehur fajin karshi ligjit, prindërve dhe vetë nxënësve, duke luajtur rolin e viktimës së qeverisë, kur në fakt je verifikuar jo një po dy herë në shkelje, tregon ndërgjegje të ulët në raport me misionin e lartë të një vatre edukimi”, shkruajti Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN