MENU
klinika

“Po shfrytëzohet vdekja e Mbretëreshës”

Mediat britanike: Trafikantët shqiptarë reklamojnë “biznesin”

13.09.2022 - 10:37

Mediat britanike thonë se kontrabandistët shqiptarë po shfrytëzojnë funeralin e Mbretëreshës si një justifikim për të promovuar oferta me zbritje për të kaluar Kanalin Anglez.

“Ata po përdorin media sociale si TikTok për të bërë marrëveshje me çmim 1,600 paund për person për çdo emigrant që “dëshiron të marrë pjesë në funeralin e kësaj zonje” duke i nxitur ata ta bëjnë këtë përpara funeralit shtetëror të hënën e ardhshme.

Reklamat në platformën e mediave sociale kanë imazhe të mbretëreshës me një pallto dhe kapelë ngjyrë vjollce”, raporton Express.


Tarifa prej 1600 paund është një përgjysmim i çmimeve që janë përdorur gjatë verës që varionin nga 3000 deri në 5000 paund.

Bandat kanë ofruar gjithashtu se fëmijët do të jenë pa pagesë, duke inkurajuar familjet që të kalojnë kanalin.

Sipas zyrtarëve të Forcave Kufitare, gjatë garës së fundit të lidershipit konservator, trafikantët paralajmëruan se migrantët duhej të kalonin përpara se të formohej një Qeveri e re me Liz Truss si kryeministre, e cila do të mbante një qëndrim më të ashpër ndaj migracionit.

Truss është zotuar të negociojë më shumë marrëveshje deportimi në stilin e Ruandës dhe të ruajë rolin e Marinës në mbikëqyrjen e funksionimit të kanalit.