E ardhmja e Cristiano Ronaldos është ende e paqartë, pavarësisht se afati kalimtar në shumicën e ligave ka përfunduar. Në Turqi, raportohet se Fenerbahçe është gati të bëjë, siç e quajnë ata transferimin e shekullit.
Sipas Ajansspor, Fenerbahce po tenton transferimin dhe dy palët madje kanë arritur një marrëveshje në parim. Afati kalimtar në Turqi mbyllet më 8 shtator, çka i lejon ata që të sigurojnë shërbimet e yllit portugez.
Sikurse Manchester United, edhe Fenerbahce është në Europa League dhe ky nuk përbën avantazh, pasi portugezi do që të luajë në Champions League. Mbrëmë Ronaldo u aktivizua për United si zëvendësues.
🎯 Ajansspor Özel 🎯
🟡 Fenerbahçe yılın değil, asrın transfer bombasını patlatmak üzere.
🔵 Fenerbahçe, Cristiano Ronaldo’yu renklerine bağlamak için tüm olanaklarını seferber etti. Bize ulaşan bilgilere göre iki taraf prensipte anlaştı. pic.twitter.com/EIdghjuaMH
— Ajansspor (@ajansspor) September 1, 2022