MENU
klinika

Rezidenca mund t’i prishet

Messi bleu vilën 11 mln euro, por nuk e dinte që…

06.09.2022 - 11:58

Lionel Messi po përjeton një situatë mjaft të ndërlikuar me rezidencën e tij në Ibiza, për të cilën ka shpenzuar plot 11 milionë euro (është ndërtuar në një truall prej 16 mijë metrash katrorë).

E pajisur me një kopsht të madh, një pishinë prej gati 100 metrash katrorë dhe gjithë luksin që mund të imagjinohet, mund të jetë një nga vendet më të mira për të pushuar.

Fatkeqësisht, një ngjarje e paparashikuar për të cilën ai nuk ishte në dijeni, ka prishur çdo mundësi të re pushimi në këtë rezidencë: Shtëpia e tij e re nuk ka leje ndërtimi.

Pronarët e mëparshëm kanë vendosur të zgjerojnë shtëpinë pa lejen përkatëse. Kështu ndërtuan dy dhoma pa pasur lejen e nevojshme. E bënë në garazhin e shtëpisë. Kjo i ka shkaktuar probleme Messit, i cili tashmë ka një pronë pa leje ndërtimi.

Për momentin, lojtari ka vendosur t’ua lërë avokatëve dokumentet. Këta kanë nisur tashmë procedurat përkatëse, por duket se e vetmja zgjidhje që kanë për momentin është prishja e dhomave të sipërpërmendura.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ndihmohen 600 familje dhe 1000 fëmijë

Messi me fushatë të re, mbledh fonde për fëmijët