MENU
klinika

Ndihmohen 600 familje dhe 1000 fëmijë

Messi me fushatë të re, mbledh fonde për fëmijët

05.09.2022 - 17:45

Legjenda e futbollit Lionel Messi ka nisur, së bashku me Mastercard, një fushatë të re për mbledhjen e fondeve në mbështetje të Save the Children – organizatës që ka luftuar për më shumë se 100 vjet për të shpëtuar vajzat dhe djemtë në rrezik dhe për t’u garantuar atyre një të ardhme më të mirë.

Përmes një reklame të re, në të cilën ai, shihet duke reflektuar sesi futbolli i ka dhënë mundësitë që u mungojnë shumë fëmijëve. Falë këtij partneriteti, Mastercard, në bashkëpunim me Fondacionin UEFA për Fëmijët, mbështet Save the Children për të ndihmuar fëmijët në varfëri të shpalosin potencialin e tyre përmes futbollit dhe shumë sporteve të tjera, si dhe aktiviteteve edukative, si leximi dhe arti.

Messit i bashkohen disa prej futbollistëve më të mirë nga Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Spanja, të cilët do të promovojnë mbledhjen e fondeve për fëmijët e vendeve të tyre përkatëse.

Kapiteni i Liverpool FC dhe mesfushori i Anglisë, Jordan Henderson, do të promovojë mbledhjen e fondeve për të mbështetur fëmijët dhe të rinjtë deri në 16 vjeç që jetojnë në kushte të pafavorshme, duke u dhënë atyre akses në aktivitete falas gjatë pushimeve verore 2023.

“Inkurajoni të rinjtë të fitojnë aftësi dhe të angazhohen në të mësuar dhe zhvillimi i vazhdueshëm” – është në fakt një pjesë themelore e punës së Save the Children në MB, me këto donacione që shkojnë për 600 familje dhe mbi 1000 fëmijë në Manchester dhe në Tyneside të Veriut.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN