MENU
klinika

"Në interesin e I.M që të sqarohet çfarë ka qenë!"

“Meta bashkëpunëtor i Sigurimit apo jo?” Përgjigjet Balla

08.09.2022 - 22:15

“Ilir Meta, bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit po apo jo?” Është kjo tema që po diskutohet mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” në Tv Klan. Për të folur mbi këtë çështje, në një lidhje live, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka rrëfyer më me detaje përsa i përket ligjit të propozuar për verifikimin e figurave.

Blendi Fevziu: Çfarë parashikoni të përfshini në ligjin për verifikimin e figurave?

Taulant Balla: Bëhet fjalë për shumë çështje të ndryshme, bëhet fjalë për një paketë, e despiunizimit dhe pastaj natyrshëm që ka edhe propozime të tjera. Më 26 Korrik, Kuvendi i Shqipërisë ka marrë një informacion nga Autoriteti ku i kërkohet Kuvendit të Shqipërisë që të rregullojë një mospërputhje të ligjit të miratuar në vitin 2015 me atë që ka dashur Kuvendi t’i japë këtij Autoriteti dsepse në fakt në nenin 29, pika 4 ne i kemi hequr autoritetit që të verifikojë personat që kanë qenë verifikuar dhe kanë qenë të pajisur me certifikatë sipas dy ligjeve të vitit 1995 ose personat që janë pajisur me certifikatë nga komisionet Bezhani dhe Mezini.

Unë të ju them të drejtën, sot është moment i së vërtetës, ky neni 29 pika 4 ka qenë një çështje mjaft e diskutuar brenda koalicionit brenda PS dhe LSI në vitin 2015. Ka qenë një nen i diskutuar gjatë.

Ajo pengesë që ligji i krijon autoritetit duhet hequr. Ndryshimi është shumë i thjeshtë në ligjin për AISSH hiqet pengesa që në verifikimin për pjagisjen me cetrtifikatë që na paskan qenë të verifikuar nga Komisionet Bezani dhe Mezini. Kemi bërë dhe ndryshimin tjetër që është në Komisionin Zgjedhor, të gjitha partitë politike janë të detyruara që të plotësojnë formularin përkatës.

Kjo lidhet me të gjithë strukturën e Sigurimit të Shtetit dhe për ata që kanë qenë bashkëpunëtorë. Në paketën që unë iu përmenda më lart, ne do të vijojmë sepse ndryshimi që bëjmë për ligjin për dosjet duhet reflektuar.

Blendi Fevziu: Pse nuk bëni hapje të plotë të dosjeve për të gjithë personat, do të ishte më e ndershme?

Taulant Balla: E para, është që dua të ju sqaroj dicka. Është e vërtetë që na ndajnë 31-32 vite nga momenti i ndryshimit të sistemit zgjedhor. Mund të ju them që një pjesë e atyre që janë zgjedhur në atë institucion janë përfaqësues direkt të organizatave të ish të përndjekurve politikë. Ka qenë një kërkesë e pangeocioshme nga aletati jonë që ato që janë verifikuar nga Komisioni Bezini të mos kalojnë në këtë filtër verifikimi.

Ndërkohë që ajo që kam përgjegjësi është të them se është informuar publiku përmes mediave që PS do të ndërmarrë ndryshimet për ndalesat për personat që rezultojnë të përfshirë dhe natyrshëm për të garantuar që çdo ndryshim të jetë në harmoni me Kushtetutën.

Është e pamundur që të bësh pengesë ligjore për ata që kanë mbajtur pozicione të larta. Unë dhe ti biem dakord se Sigurimi i Shtetit ka qenë një strukturë kriminale që për shkak të veprimtarisë së saj kanë humbur jetën shumë persona.

I pyetur mbi pretendimin se a “thirret” struktura e Sigurimit të Shtetit sa herë duhet të digjet një kundërshtar politik, Taulant Balla është shprehur se është e papranueshme që bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit të mund të jenë përfaqësues të popullit. Balla ka shtuar se është në interesin e subjektit I.M që të sqarohet çfarë bashkëpunëtori ka qenë.

Blendi Fevziu: Ka një pretendim se kjo strukturë rithirret në ndihmë sa herë duhet të digjet një kundërshtar politik.

Taulant Balla: Unë mendoj që është dhe vetë në interesin edhe të subjektit në fjalë të I.M që të sqarohet se çfarë stutusi ka pasur, çfarë bashkëpunëtori ka qenë. Që nga 26 Korriku, zotëria ka pasur gjithë mundësinë që t’i drejtohet insitucionit para se ta kërcënonte. Ajo që unë po ju them është se për të verifikuar tërësisht këdo tjetër, duhet të heqim këtë pengesë. Heqja e kësaj pengese i krijon mundësinë që të hidhet dritë mbi I.M, Ilir Metajn, Ilir Metën apo nuk e di si quhet dhe po ju garantoj se kjo nuk ka të bëjë me një person. Të sqarohet kjo gjë dhe Zoti Metaj të ruajnë qetësinë.

Zgjedhësve shqiptarë duhet të ju garantojmë kemi qenë apo nuk kemi qenë spiunë dhe për këtë. Të jetë e sanksionuar se cdo kandidat për kryetar bashkie. Unë jam partizan i ndërhyrjes ligjore, që bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit nuk mund të jenë përfaqësues të popullit.