MENU
klinika

“Mafia duhet ndalur sot”

Meta flet për protestën tek inceneratori i Tiranës

13.09.2022 - 13:05

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat pak orë para protestës që mbahet të martën në orën 18:00 tek inceneratori i Tiranës, tha se “mafia duhet ndalur sot”.

Meta theksoi se “nuk mund të jemi një vend i cili të mposhtet nga frika, dhuna dhe mafia në pushtet”. Kreu i PL-së lajëmroi se kjo është protesta e parë, e cila do të pasohet nga të tjera, në ato që ai i quan “skena krimi”.

A do jetë protesta e parë, e qetë?

Ilir Meta: Do jetë një protestë e parë që do të vijohet dhe nga të tjera sikurse e kemi bërë të qartë. E nisim te inceneratori i Tiranës se skena e krimit aty është më flagrante, më e dukshme se kudo tjetët në Shqipëri e do vijojmë dhe në skena të tjera të krimit, vjedhjes, grabitjes që u bëhet qytetarëve tanë.

Do jetë protestë paqësore, qytetare, mnodel por dhe shumë konkrete dhe vetë fakti që kemi zgjedhur skenën e krimit e bën një protestë të rëndësishme.

Pyetje: Protestuesit do jenë vetëm përballë portës së landfillit apo do shkojnë ta shohin nga afër nës eka ince?

Ilir Meta: Protestuesit do të jenë të udhëzuar dhe orientuar nga ekipet që po merren me organizimin e protestës.

Mafia duhet ndalur sot, përpara se ajo t’u bëjë dëme të tjera më të rënda popullit tonë, është sot koha për të ekzekutuar frikën që mafia kërkon të mbjellë kudo në vendin tonë, shoqërinë tonë e të gjithë familjet shqiptare, në mënyrë që të pajtohen me heshtjen, vjedhjen e të pranojnë posthërimin e grabitjen vetëm për shkak të frikës.

Jo, ne nuk mund të jemi një vend i cili të mposhtet nga frika, dhuna e mafia në pushtet.
Ky fenomen ka ndodhur dhe në Zimbabve, por Zimbabve ka marrë masa më të forta për të goditur mafien.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tubim para inceneratorit

Meta: Regjimi rrëzohet me protesta!