MENU
klinika

Sulmet kibernetike

Meta thirrje qeverisë: Bëni transparencë për masat e marra, prokuroria të hetojë!

20.09.2022 - 13:07

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka zhvilluar një konferencë për mediat ku është ndalur tek sulmet kibernetike në vend.

Meta akuzoi kryeministrin Rama si përgjegjësin kryesor të situatës, ndërsa i bëri thirrje Prokurorisë që të bëjë një hetim serioz , ndërsa nga ana e qeverisë kërkoi që të bëjë transparente masat që janë marrë lidhur me këtë çështje.

“Ridënojmë veprimet armiqësore të nxitura nga qeveria e Iranit kundër sistemit tonë dhe kërkojmë marrjen e masave të menjëhershme për të mbrojtur sistemin dhe rivendosur besimin e qytetarëve. ishte Rama që mbështeti përmes kapjes së drejtësisë këtë proces kriminal për të përmbysur zgjedhjet e 25 prilli, Në dhjetor u hakeruar të dhënat e administratës dhe bizneseve, dolën të dhënat e qytetarëve, targat e makinave të individëve dhe kompanive. Më pas u hackerua e-Albania dhe të dhënat u nxorën në shitje. Është goditur sistemi i policisë së Shtetit. Është bllokuar sistemi i menaxhimit të çështjeve gjyqësore, është goditur dhe sistemi AMDAS i policisë që përbën trurin në bazën dhe luftën kundër krimit. Janë hackeruar edhe kamerat e policisë. Ju kujtoj që Rama duke e ditur këtë situatë, pasi është informuar , në 6 maj kërkoi tu impononte bankave kryerjen e shërbimeve në e-albania gjë që u refuzua prerë nga Banka e Shqipërisë dhe Bankat e tjera. Kjo kërkesë e çuditshme e Ramës vinte pas goditjeve të ndodhura. Prokuroria duhet të bëjë një hetim serioz në lidhje me menaxhimin e të dhënave dhe për veprimet e çdo institucioni që kanë sjellë këtë situatë të papranueshme. Cënimi ka ndodhur në vijimësi dhe për gjithë këtë kohë Edi Rama ka gënjyer dhe vazhdon të gënjejë”, tha Meta, duke shtuar: “Më duhet t’ju kujtoj se si president i Republikës kam përmbushur detyrimet e mia drejtuar institucioneve sa i takon masave të marra për mbrojtjen nga sulmet kibernetike të sistemit tonë, të bankave dhe infrastrukturës strategjike. Sërish iu kam dërguar zyrtarisht shkresë zyrtare institucioneve përgjegjëse për të ndjekur gjithçka që ramë dakord për ndjekjen e këtyre masave. Edhe pas sulmit në Ukrainë u bë një mbledhje e Këshillit të Sigurisë.”