MENU
klinika

“Një miliardë euro në xhepat e Rilindjes”

Meta thirrje qytetarëve: Ruani sahatet nga patronazhistët se mund t’u mbifaturojnë

25.09.2022 - 13:04

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzoi sot qeverinë se ka dështuar me menaxhimin e sektorit të ujësjellësave dhe kanalizimeve.

Në një konferencë për mediat ai tha se uji që humbet ose vidhet sot është në nivelin 67%, teksa bëri përgjegjës kryeministrin Rama për këtë situatë.

Gjatë fjalës së tij, Meta nuk nguroi të ndalet as në situatën energjitike në vend. Duke iu referuar masave të reja të marra nga qeveria, kreu i PL-së iu bëri thirrje qytetarëve të kenë kujdes nga lexuesit e sahateve.

“Ju e dini që OSHEE shkëlqen me dështimet e saj. Humbjet e OSHEE janë të paktën 23%, megjithëse është investuar shumë. Humbjet duhet të ishin 6-9%. 1 miliardë euro janë hedhur në xhepat e korrupsionit të Rilindjes. Ne e dimë që Furnizuesi i Shërbimit Universal ka 920 mijë fatura, nga të cilat 800 mijë janë qytetarët. Prodhimi i KESH, edhe në vitin më të thatë, është i mjaftueshëm për të përballuar të gjithë konsumin në vend. Dihet që kosto e prodhimit nga uji është mjaft lirë, 1.5 lekë. Ndërkohë që kosto e shitjes nga FSHU është 42 lekë plus tvsh. E gjithë kjo situatë që paraqitet si situatë për efekt të luftës në Ukrainë në fakt është si rezultat i dëshmit të plotë të çdo lloj reforme në vend, në sektorin e energjisë dhe ujësjellës kanalizime.

U bëjmë thirrje qytetarëve që të verifikojnë faturimet dhe të ruajnë sahatet e tyre nga ndërhyrjet e patronazhistëve dhe jo vetëm për ti mbifaturuar.”