MENU
klinika

Champions League, ndeshjet e dyta në grupe

Milan nuk gabon, kalimi i grupit nuk duket problem

14.09.2022 - 20:42

Milan ka marrë fitoren e parë në grup, për këtë sezon në Champions League. Kuqezinjtë mposhtën në sfidën e dytë Dinamon e Zagrebit me shfirat 3-1.

Shansi i parë për kuqezinjtë do vinte pas minutës së 20-të. Brahim Diaz dhuron një top fantastik për Leaon, sulmuesi portugez e kontrolloi mjaft mirë, por nuk ia doli dot të godasë.

Mbrojtësi i kroatëve, Moharrami provon me një gjuajtje mjaft interesante në të 28-tën, por portieri Maignan është në vendin dhe kohën e duhur.Në fundin e fraksionit pati edhe disa “ngacmime” nga Giroud, sërish pa rezultat. Kampionët e Italisë fitojnë një penallti (42’), të cilën e shndërron në gol Giroud.

Sapo filloi pjesa e dytë, të zotët e shtëpisë dyfishuan shifrat me Saelemaekers, por Orsic do ngushtonte rezultatin shumë shpejt. Në minutën e 77-të, Pobega do realizonte golin që do vuloste fatin e takimit. Në ndeshjen tjetër të orës 18:45, Shakhtar Donetsk barazoi 1-1 me Celtics, sfidë e luajtur në Poloni.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Champions League, ndeshjet e dyta në grupe

Bayern e bën rrugë me Barçën, Liverpool ia del në limit

Champions League, ndeshjet e dyta në grupe

Inter merr 3 pikët e para, debuton Asllani