Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavuşoglu ka folur për çështjen e Kosovës dhe Serbisë në fjalën e tij në samitin e “Ballkanit të Hapur” në Beograd.
Ai tha se marrëveshja midis Prishtinës dhe Beogradit tregon që dy vendet duhet të përqendrohen në pikat e përbashkëta dhe jo te dallimet dhe se Turqia do të vazhdojë të ndërmjetësojë për zgjidhjen e çështjeve të targave, mes Serbisë dhe Kosovës
“Ballkani i Hapur është urë midis Ballkanit dhe BE-së. Marrëveshja midis Prishtinë dhe Beogradit tregon që dy vendet duhet të përqendrohen në pikat e përbashkëta dhe jo te dallimet.
Turqia do të vazhdojë të ndërmjetësojë për zgjidhjen e çështjeve të targave, mes Serbisë dhe Kosovës. Duhet të zgjidhim probleme tona. Ballkani duhet të marrë në kontroll fatin e tij” , tha ministri i Jashtëm turk.
Në takimin e samitit të “Ballkanit te Hapur” marrin pjesë, kryeministri Edi Rama, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.
Përveç 3 liderëve, në takim do është i pranishëm edhe kryeministri në detyrë i Malit të zi, Dritan Abazovic si edhe përfaqësues nga Hungaria dhe Turqia.
Në orën 13:00 pritet konferenca për shtyp e liderëve të Ballkanit të Hapur. Që prej ditës së djeshme, Rama ndodhet në Beograd, ku u hap Panairi i Verës që është titulluar “Vizioni i Verës” që është organizuar nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut në kuadër të nismës së Ballkanit të Hapur.
250 prodhues nga e gjitha bota marrin pjesë në Panairin 4-ditor, ndërkohë që 22 janë nga Shqipëria.