Ministria e Shëndetësisë, në përditësimin e të dhënave për 24 orët e fundit lidhur me situatën e Covid-19 në vend, ka njoftuar se për fat të mirë nuk është shënuar asnjë humbje jete.
Ndërkohë janë kryer 720 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 89 qytetarë, në këto bashki:
37 në Tiranë, 8 Shkodër, 6 në Fier, nga 5 qytetarë Gjirokastër, Berat, nga 3 qytetarë Durrës, Vlorë, Sarandë, nga 2 qytetarë Mallakastër, Korcë, Skrapar, 1 pacient në Tropojë, Kurbi, Krujë, Kamëz, Dibër, Mat, Divjakë, Selenicë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Poliçan, Gramsh.
Janë 1,152 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 11 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 107 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 325,500 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (15 Shtator 2022)
Raste të reja ditore 89
Të shëruar në 24 orë 107
Të shtruar në spitale 11
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 720
Testime totale 1,973,008
Raste pozitive 330,238
Raste të shëruara 325,500
Raste Aktive 1,152
Humbje jete 3,586
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 497
Shkodër 123
Durrës 113
Elbasan 95
Fier 82
Vlorë 59
Korçë 47
Gjirokastër 46
Berat 47
Dibër 22
Lezhë 14
Kukës 8