14.09.2022 - 14:27
Sulmuesi i Bayern Munich, Thomas Muller, po argëtohej në fushë përballë Barcelonës, por në të njëjtën kohë, hajdutët ishin futur në shtëpinë e tij duke i marrë të gjithë sendet me vlerë.
Kur është kthyer në shtëpi, Muller është përballur me këtë surprizë të hidhur. Sipas policisë lokale, hajdutët kanë marrë në shtëpinë e Muller, para kesh, bizhuteri dhe sende me vlerë afro 500 mijë euro dëme.
Autoritet nuk kanë bërë publik pronarit e vilës, por sipas Bild, bëhet fjalë për Thomas Muller. Kohët e fundit janë shtuar vjedhjet në shtëpitë e futbollistëve dhe kjo ndodh gjatë kohës që ata janë duke luajtur.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Champions League, ndeshjet e dyta në grupe