MENU
klinika

Por, pse?

Mungesa e gazit mund të mbingarkojë rrjetin energjetik në Gjermani

11.09.2022 - 20:38

Gjermanët mund të mbingarkojnë rrjetin kombëtar të energjisë elektrike sepse synojnë të blejnë ngrohës të shtrenjtë elektrik për të përballuar dimrin, duke qenë se i druhen mungesës së gazit.

Lajmi u botua nga agjencia gjermane e energjisë dhe shërbimeve.

Banorët e Gjermanisë kanë frikë se Rusia mund të reduktojë ose kufizojë më tej furnizimet me gaz pas luftës në Ukrainë.

Drejtoresha e përgjithshme e Shoqatës gjermane të kompanive të energjisë dhe ujit BDEË, tha për gazetën Handelsblatt se nëse përdoruesit nuk i përdorin pajisjet me masë, ata mund të kenë fatura edhe më të larta të energjisë elektrike, shkruan KosovaPress.

Gjermania, së bashku me vendet e tjera anëtare të BE-së, po përpiqet të ndihmojë familjet dhe industritë e ngarkuara financiarisht nga rritja e çmimeve të energjisë pasi Rusia ndërpreu furnizimet përmes gazsjellësit Nord Stream 1.