MENU
klinika

Ligji për sportistët elitarë

Një hap larg kampion bote, ja sa përfiton Abakarov

17.09.2022 - 11:53

Mundësi çeçen Zelimkhan Abakarov, që përfaqëson Shqipërinë tashmë prej më shumë se një viti e gjysmë në arenën ndërkombëtare, ka siguruar minimalisht medaljen e argjendit në Kampionatin Botëror të mundjes që po mbahet në Serbi.

Kjo medalje mund të bëhet e artë nëse sportisti kuqezi fiton finalen e sotme ndaj amerikanit Thomas Patrick Gliman. Falë këtyre paraqitjeve fantastike, 29-vjeçari me pasaportë shqiptare është futur gjithashtu edhe në zonën e shpërblimeve që i takojnë me ligj nga shteti shqiptar.

Kështu, me vendin e dytë, që tashmë e ka të siguruar, Abakarov i takojnë 60 milionë lekë të vjetër, shumë financiare që mund të bëhet 100 milionë nëse fiton medaljen e artë.

Ndërkohë shpërblimet e tjera për rezultatet në Botërore vijojnë: 40 milionë për vendin e tretë, 20 milionë për të katërtin, 10 milionë për të pestin, 8 milionë për të gjashtin, 6 milionë për të shtatin dhe 4 milionë për vendin e tetë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN