MENU
klinika

E rrallë

Një shqiptar vëzhgues i Inter-Bayern në Champions

05.09.2022 - 20:26

Inter-Bayern në Champions League është padyshim një nga më të rëndësishmet e fazës në grupe të turneut. Një nga ato ndeshje që cilësohet të nivelit më të lartë dhe kërkon që gjithçka të jetë perfekte që të ofrohet një spektakël i vërtetë në fushën e lojës.

Dhe për të mbikëqyrur mbarëvajtjen e plotë të sfidës, UEFA ka caktuar edhe një shqiptar. Drejtori i Sektorit të Arbitrimit në FSHF, Sokol Jareci, është caktuar nga UEFA si vëzhguesi i gjyqtarëve të kësaj sfide shumë të rëndësishme që luhet të mërkurën në  stadiumin “Giuseppe Meazza” të Milanos.

Jareci është prej vitesh një vëzhgues gjyqtarësh në UEFA, por kjo është padyshim sfida e profilit më të lartë ku ai ka qenë në këtë detyrë. Jareci do të vëzhgojë kështu punën e gjyqtarit francez Klement Turpe, një emër i njohur për publikun shqiptar pasi ai drejtoi sfidën mes Shqipërisë dhe Polonisë në “Air Albania”.

sokol jareci
sokol jareci

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin