Union Berlin është surpriza e kampionatit gjerman në këto javë të para.Skuadra e drejtuar nga zvicerani Fischer po i mahnit të gjithë, teksa kryeson Bundesligën (asnjë humbje).
Së fundmi, kjo skuadër pas barazimit me Bayernin, fitoi 0-1 në fushën e Koln. Ky 90 minutësh pati praktikisht gjithçka brenda. Në minutën e katërt Hubers i jep avantazhin Union Berlinit me autogol, ndërsa mundësinë për dyfishim shifrash e shpërdoroi Seibatcheu duke goditur keq një penallti.
Duket se nuk ishte e thënë të vinte goli i dytë, pasi anulohet edhe “rrjeta” e Becker për offside. Vendasit në fund mbesin me 10 lojtarë dhe miqtë e kanë më të lehtë për të fituar. Takimi i radhës për Union është ndaj Wolsburg, sfidë kjo që do mbahet në Stadion An der Alten Försterei (Berlin).