MENU
klinika

Uzuni në dyshim

Nuk ia del as Bare, thirren dy të rinj në Kombëtare

19.09.2022 - 19:58

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot një seancë stërvitore nën drejtimin e trajnerit Edoardo Reja në ambientet e kompleksit Tropikal në Durrës në kuadër të përgatitjeve për dy sfidat e fundit të Nations League ndaj Izraelit dhe Islandës.

Në këtë seancë kanë marrë pjesë shumica e lojtarëve të ftuar nga tekniku, ndërkohë që grupi kompletohet plotësisht në mbrëmje, kur mbërrijnë edhe lojtarët e fundit në grumbullim.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se dy mesfushorët Keidi Bare dhe Endri çekiçi nuk do të jenën të gatshëm për dy ndeshjen zyrtare për shkaqe dëmtimesh.

Dy lojtarët kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm me stafin mjekësor dhe pas testeve mjekësore është dalë në konkluzion se e kanë të pamundur të rikuperohen në kohë nga dëmtimet e pësuara.

Në këto kushte tekniku Reja ka vendosur të ftojë në Kombëtare dy mesfushorët që ishin në listën e pritjes, Enis çokaj dhe Arbnor Muçolli, të cilët janë bashkuar me ekipin në grumbullim.

Ndërkaq, probleme muskulore ka shfaqur edhe sulmuesi Myrto Uzuni, i cili i është nënshtruar testeve të vazhdueshme me stafin mjekësor kuqezi dhe nevojiten dy ose tre ditë për të parë kohët e rikuperimit dhe për të parë nëse do të jetë i gatshëm në kohë për dy sfidat.

Me kuqezinjtë është bashkuar që të hënën sulmuesi i Kombëtares U-21, Eljon Toçi, i cili mund të qëndrojë me ekipin edhe për dy sfidat zyrtare nëse Uzuni nuk do t’ia dalë të tejkalojë problemet fizike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”