MENU
klinika

Banderola domethënëse në Tetovë

“Pa u vra tradhëtia, nuk bëhet Shqipëria”

17.09.2022 - 16:22

Në ditën e sotme ka një derbi shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Shkëndija e Tetovës është duke u përballur me Shkupin. Të dy këto skuadra kanë bërë paraqitje të mirë në ndeshjet e Europës, megjithëse nuk arritën hapin e madh për të kaluar në grupe.

Një duel i bukur edhe mes tifozerive, që të dyja na kanë ngrohur me banderolat e tyre. Këtë herë janë Ballistët në qendër të vëmendjes, teksa kanë shpalosur një mesazh të madh: “Pa u vra tradhëtia, nuk bëhet Shqipëria”.

Një mesazh mjaft domethënës për bashkim. Fakt është se vitet e fundit skuadrat shqiptare në vendin fqinj po dominojnë në futboll, teksa përveç Shkupit dhe Shkëndijës, edhe Struga po lë gjurmët e veta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN