MENU
klinika

Pallati 8-katësh... në Tiranë!

Paralajmërimi i Kryeministrit për ndërtesat pa leje

07.09.2022 - 17:01

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se një operacion do të nisë për ndërtimet pa leje në gjithë vendin. Sipas tij, këto objekte do të merren dhe do të përdoren ose për strehim social ose për zyra institucionesh shtetërore që janë me qira.

Rama u bëri thirrje ndërtuesve abuzive që t’i dhurojnë para se t’i konfiskohen, ndërsa paralajmëroi se bashkë me gjobën do shkojnë edhe për ndjekje penale.

“Policia duhet të mbështesë një operacion të drejtuar nga IKMT në bashkëpunim me Kadastrën me bashkitë, bazuar në VKM e sotme me synim shembjen ose konfiskimi të sipërfaqeve. Të gjitha katet apo metrat katror që do konfiskohen do shkojnë për strehim social apo për mjedise pune në institucione. Kemi akoma institucione që i kemi me qira, paguajnë nga taksapaguesit. Ndërkohë që nja 5 mijë metra katror janë këtu ngjitur me sheshin Skënderbej, do t’i marrim ose do të na i japin. Këtu do ti bëj thirrje ndërtuesve të përfshirë në këtë çorbë që mos përdorin klientët si pengje as mos mendojnë se ka rrugëdaljeje tjetër. Flasim për milionerët që ndërtojnë kate paleje që hapen majtas ose djathtas, shemben ose konfiskohen, plus paguhet gjobë dhe dërgohet për ndjekje penale.

Sot me VKM ju kemi dhënë të drejtën e parablerjes së metrave katror me çmimin real të tregut, jo me atë që deklarojnë atje. I kemi dhënë mundësinë që ta dhurojnë, si një mënyrë për të larë pjesërisht mëkatin, ta dhurojnë për popullin dhe shtetin që ti krijojnë mundësi ligjërimit të objektit që do përdoret për të pastrehët apo për shtetin. Çdo leke që do mblidhet nga parablerja e mundshme, do të shkojë për shpronësime, shpronësimet tek unaza e re duan lekë. Këto lekët këtu nuk mjaftojnë për të gjithë, por do përdoren.

Një gjë është e sigurt ata do bllokojmë veten e tyre dhe do shuhen si aktorë ekonomikë do kenë pasoja të rënda më shumë sesa dhurimi i kateve shtesë që nuk i takojnë por ja kanë marrë qiellit dhe hapësirës që nuk është e tyre”, tha Rama.

Ramna po ashtu kërkoi hetim per te gjithë policet e zonave ku është lejuar ndërtimi paleje, ndersa solli nje rast ne Tirane, ku tha se nje pallat 7-8 kate është i gjithë pa dokumente.

“Boll më ndërtime pa leje, me idenë korrupto policët, inspektoret dhe më pas futi edhe një legalizim. Nuk do ketë me legalizim për qëllime përfitimi, kurrë nuk do ketë.

Ato që janë në ndërtim e sipër do konfiskohen ose shemben nëse nuk dhurohen. Agjencia duhet të hapë hetimet për policët e zonave ku janë ndërtuar pa leje.

Del që ka edhe një pallat komplet pa leje në Tiranë, 7-8 kate. Dhe shefi i komisariatit ku është ndërtuar ky pallat nuk ka si të jetë më shef”, u shpreh nder te tjera Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN