MENU
klinika

Kupa e Shqipërisë

Partizani “prek” stadiumin e ri pa gol, triumfon Tirana

28.09.2022 - 17:00

Ndeshjet e tjera të Kupës së Shqipërisë, që startuan që të hënën nuk dhuruan surpriza. Vëmendja kryesore ishte te Partizani, jo për shkak se kryeson kampionatin apo sepse përballë kishte ndonjë rival shumë të fortë, por për një moment historik.

Të kuqtë luajtën për herë të parë një ndeshje zyrtare në stadiumin e ri. Pavarësisht kësaj, klubi i Partizanit nuk e ka zgjedhur këtë sfidë për të inaguruar impiantin e ri. Kjo edhe për faktin se nuk ishte organizator klubi i Partizanit, por skuadra mike e Orikumit, që ka pranuar që dy sfidat t’i luajë në këtë stadium.

Edhe pse ishte vetëm ndeshja e parë e turit të parë e Kupës së Shqipërisë dhe përballë ishte një rival modest si Oriku, tifozët e kuqtë ishin prezentë jo pak në numër. Sfida e parë mes Orikut dhe Partizanit përfundoi pa gola.

Ndërsa Tirana, edhe pse një formacion kryesisht me të rinj, fitoi 0-3 në Koplik ndaj Veleçikut vendas. Një rezultat që ngroh bardheblutë përballë derbit me Partizanin të dielën. Rezultatet e tjera ishin këto: Butrinti-Dinamo 0-1, Burreli-Tomori 2-1, Lushnja-Tërbuni 2-0 dhe Shkumbini-Egnatia 0-3.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN