MENU
klinika

Ngjitet Nadal

Pas 22 vitesh, dy tenistë të një shteti kryesojnë renditjen

30.09.2022 - 17:01

Rafael Nadal bëhet numri 2 në botë. Mëngjarashi spanjoll sulmon tashmë majën e tenisit botëror. Nga e hëna e ardhshme, Carlos Alcaraz dhe Rafael Nadal do të zënë dy vendet e para në klasifikim botëror.

Ky ndryshim erdhi pas humbjes së pësuar nga Casper Ruud në turneun e Seulit. Norvegjezi, favoriti i parë për titullin dhe që mbrojti 250 pikë këtë javë në renditje, detyrohet të heqë dorë nga vendi i dytë në renditje pas humbjes në çerekfinale të turneut të Seulit, të pësuar nga japonezi Yoshihito Nishioka 3-0, me sete 6-2, 3-6 e 6 -2 pas dy orësh lojë.

Në këtë mënyrë Carlos Alcaraz dhe Rafa Nadal vendosin Spanjën në krye të tenisit si numrat 1 dhe 2 në botë. Duhet të ktheheni në vitin 2000 për të gjetur një precedent të dy tenistëve nga i njëjti shtet me numrat 1 dhe 2 të botës, kur këtë e bënë amerikanët Pete Sampras dhe Andre Agassi.