MENU
klinika

Jo thjesht "ngrohja" e stolit

Pas Shakirës, Pique në konflikt edhe me Barçën

06.09.2022 - 17:29

Në gusht, Barcelona aktivizoi atë që njihet si leva e katërt dhe shiti 24.5% të të drejtave të Barca Studios te Orpheus Media, një kompani e menaxhuar nga Jaume Roures (bashkëthemelues i Mediapro), pasi shiti një aksion fillestar prej 24.5% te Socios.

Disa kompani ishin gati ta blinin këtë aset nga klubi blaugrana. Sipas asaj që raporton Mundo Deportivo duke cituar Catalunya Radio, në mesin e të interesuarve ishte edhe Gerard Pique, përmes Cosmos Holding.

Joan Laporta ia mohoi shitjen e 24.5% të Barca Studios te Pique, pasi blerja e këtyre të drejtave nga një lojtar aktual i skuadrës Blaugrana shkelte kodin e etikës.

Pasi presidenti blaugrana kundërshtoi shitjen e një pjese të të drejtave të Barça Studios në Pique, janë ftohur negociatat për uljen e pagës së mbrojtësit, i cili nuk ka luajtur në katër ndeshjet e ligës të luajtura nga skuadra e Xavi deri tani.

Pique ishte gati t’i vinte në ndihmë klubit të tij në sajë të kësaj blerje të aksioneve, që më pas nuk u finalizua dot. Sipas medieve spanjolle, në fakt, shitja te Pique do të kishte qenë edhe një kompensim për bonuset që ka për të marrë dhe që prekin rreth 50 mln euro deri tani…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN