MENU
klinika

Data dhe ora

PD njofton mbledhjen e Këshillit Kombëtar

20.09.2022 - 17:19

Kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka ka njoftuar se ditën e hënë, 26 shtator, ora 17.00, mblidhet Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike.

Në rendin e ditës do të diskutohet rreth situatës politike dhe vendimmarrje mbi aksionin opozitar.

“Në këtë kuadër do të shqyrtohet ecuria e procesit të nisur nga grupet e punës në të gjithë vendin për konsolidimin e strukturës së PD”, thuhet në njoftimin e PD.

Mbledhja e fundit e Këshillit Kombëtar u zhvillua më 6 qershor ku u zgjodhën edhe strukturat e reja te Partisë.

Kujtojmë që PD vazhdon të jetë e ndarë. Në njërën anë është Kryetari, Sali Berisha me mbështetësit e tij dhe në anën tjetër kreu i grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj, i cili nuk njihet si i tillë nga Berisha.

Sa i takon aksionit opozitar, Berisha ka deklaruar se është në koordinim të plotë me Partinë e Lirisë dhe kryetarin e saj, Ilir Meta, te cilet kane paralajmëruar per protesta te vazhdueshme.