MENU
klinika

"Duam rritje page"

Pedagogët dalin në protestë

15.09.2022 - 10:23

Stafi akademik i Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Tiranës kanë dalë në protestë përpara godinës së universitetit ku kanë kërkuar rritjen e pagës nga qeveria.

Pedagogët kanë paralajmëruar një bojkot të procesit mësimor deri në rritjen e pagës.

Laburanti i Shkencave të Natyrës tha per mediat: Vetëm për pagën asgjë tjetër, duam pagën se të gjtihëve u rriten, mjekësia u rritet, mësuesve e na del që samari është më i shtrenjtë se kali. Ne i nxjerrim studentët ata kanë dyfishin e rrogës tonë, hallall, po dhe ne duam pagën asgjë tjetër. Normal që do e ndërpresim procesin mësimor kemi që në 2005 pa rritje page. Ne duam pagën”


Një pedagog në protestë tha: Do bëjmë një protestë paralajmëruese për ti treguar kujtdo sidomos qeverisë që stafi akademik, ndihmës akademik e adminstrata e universiteteve nuk durojnë më.


Nuk janë si ato paralajmërimet kineze por është paralajmërim serioz në të cilën ne, kolegët e mi do ua tregojnë pse ju thirrëm. Ka 18 vjet që pedagogët nëpërkemben, rroga e tyre ka ngelur në vend, nuk ka më asnjë shtesë as në pagesë as në trajtim ekonomik

Pse zgjodhëm këtë datë? Kemi disa vjet që nuk na dëgjohet fjala e më në fund vendosëm.