MENU
klinika

Prokuroria kërkoi mbi 40 vite burg për pesë të arrestuarit

Përdhunimi i 15-vjeçares, lirohet një nga të akuzuarit!

27.09.2022 - 10:04

Gjykata e Lezhës ka liruar nga qelia, 18- vjeçarin Ardjan Gjinkolaj, i cili në muajin maj të vitit 2021 bashkë me 4 persona të tjera akuzohen se përdhunuan një 15-vjeçare në fshatin Tarazh të Mirditës, ngjarje kjo e cila tronditi mbarë opinionin publik dhe solli mjaft reagime.

Ndaj të adoleshentit u vendos masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërsa zëvendësimi i masës erdhi me kërkesë të palës mbrojtëse e cila u pranua nga gjyqtari i çështjes. Çështje penale në ngarkim të 5 personave është në proces gjykimi në Gjykatën e Lezhës, ndërsa prokurori Ylli Pjeternikaj ka kërkuar 46.8 vite burg në total për 5 personat e vënë në akuzë. Tashmë do të jetë trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Artan Hajredinaj, e cila do të vendose për fatin e të akuzuarve, teksa prej muajsh seancat gjyqësore po zvarriten për shkaqe të ndryshme.

AKUZAT

Nga hetimet e kryera organi i akuzës ka dalë në konkluzionin se 5 personat kanë kryer veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë, me të mitur të moshës 14-18-vjeç”. Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nikë Lleshi dhe shtetasi me iniciale A.Gj u arrestuan në muajin maj 2021 nga Policia, pas denoncimit babait të një vajze 15-vjeçare, i cili pretendonte se përmes shantazhit vajza e tij është përdhunuar me dhunë nga 5 personat.

Referuar dosjes hetimore, rezulton se me datë 16.05.2021 babai i vajzës është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mirditë, duke deklaruar se bashkëshortja e tij i ka gjetur një aparat telefonik celular vajzës së mitur dhe pasi kanë hapur celularin kanë konstatuar se kishin disa komunikime telefonike në aplikacione të ndryshme me shtetasit në fjalë, duke krijua bindje se vajza e saj kishte kryer marrëdhënie seksuale me ta.

Nga hetimet e kryera rezulton se personi i parë që ka abuzuar me të miturën është 32-vjeçari Artan Kaçorri dhe më pas personat e tjerë. Kaçorri i cili është i martuar kishte arritur që të mashtronte të miturën e ta merrte në makinë e më pas ka abuzuar seksualisht me të, ndërsa e ka shantazhuar se dinte shumë gjëra për të dhe do ju shpërndante të tjerëve, nëse nuk do kryente sërish marrëdhënie seksuale e më pas në të njëjtën mënyrë shantazhi kanë vepruar edhe personat e tjerë që sipas vajzës kanë abuzuar me të.

Pas disa kohësh shqetësimin e vajzës kishin arritur ta kuptojnë edhe familjaret e saj, ndërsa përballë kërcënimeve të vazhdueshme edhe e mitura më në fund kishte vendosur të rrëfejë atë çfarë i kishte ndodhur. Ndërkohë vetë personat e arrestuar dhe familjaret e tyre i kanë mohuar në vazhdimësi akuzat, duke akuzuar familjarë të vajzës për inskenim me qëllim përfitimi dhe prishje të reputacionit të tyre. Kjo ngjarje tronditi mbarë opinionin publik dhe u shoqërua me protesta në disa qytete të vendit, ku aktivist dhe qytetar kërkonin parandalimin e ngjarjeve të tilla, si dhe ndëshkimin e autoreve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Avokatët: Vajza dërgonte vetë mesazhe

Abuzuan me minorenen, hetimi për të 5 akuzuarit pezull!

Përdhunimi në grup me 15-vjeçaren në Mirditë

Çfarë deklaruan të arrestuarit në seancën gjyqësore?