MENU
klinika

Mësojini...

Përfitimet që i sjell trupit tuaj konsumimi i patateve!

09.09.2022 - 11:08

Ato janë ushqimi më i shijshëm dhe më i preferuar i thuajse të gjithë njerëzve, sidomos i të rinjve dhe fëmijëve. E kemi fjalën për patatet ku shumë njerëz i pëlqejnë pure, të ziera ose të skuqura. Me siguri patatja nuk mungon në gatimet tona të përditshme, por e kishit menduar ndonjëherë çfarë përfitimesh shëndetësore na sjell konsumimi i saj? Shëndeti juaj i zorrëve mund të përmirësohet. Nëse jeni të shqetësuar se konsumimi i patateve të nxehta rrit nivelin e sheqerit në gjak, lërini ato të ftohen para se të hani. Kur hani patate të nxehta, niseshteja e tyre tretet shpejt në glukozë, e cila rrit sheqerin në gjak.

Por kur patatet e gatuara lihen të ftohen, niseshteja e tyre shndërrohet në atë që njihet si niseshte rezistente e tipit 3, e cila vepron si fibër e tretshme. Për t’i rezistuar tretjes, sheqernat nga kjo niseshte nuk absorbohen në qarkullimin e gjakut. Niseshteja rezistente lëviz në zorrën e trashë, ku shpërbëhet nga bakteret e shëndetshme dhe si probiotik, ushqen mikrobiotën tuaj të zorrëve. Mbajtja e shëndetshme e mikrobiotës së zorrëve mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të një sërë problemesh shëndetësore, duke përfshirë inflamacionin, sindromën e zorrës së irrituar dhe madje edhe kancerin e zorrës së trashë.

Do të ndiheni më të ngopur pasi t’i hani, gjë që mund të ndihmojë në humbjen e peshës. Me pak kalori, me përmbajtje të lartë uji dhe me sasi të moderuar të fibrave dhe proteinave, kur përgatiten duke pasur parasysh shëndetin dhe mirëqenien, një porcion me patate mund të jetë i mirë për humbje peshe, veçanërisht kur mendoni se sa të ngopshme janë ato. Por kujdes se si i përgatisni, pasi në disa mënyra  mund të shtoni edhe peshë nëse hani shumë prej tyre.

Patatet në vetvete nuk janë shumë të larta në kalori. Por mënyra se si përgatiten dhe madhësia e porcioneve që hani bën një ndryshim për sa i përket vlerës së tyre të mundshme ushqyese dhe prirjes për të shkaktuar shtim në peshë. Konsumimi i rregullt i patate të skuqura është i njohur gjithashtu se shkakton shtim në peshë. Me konsumimin e patateve mund të keni më shumë energji për stërvitje. Një patate mesatare është një burim i pasur me lëndë ushqyese të karbohidrateve, duke i siguruar trupit rreth 26 gram karbohidrate komplekse për të ndihmuar në stërvitje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN