MENU
klinika

Çështje "personale"

Përse shkruajmë dhe pse jo

22.09.2022 - 19:43

        Nëse një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të shekullit XX, si Sartri, do të shpjegohej edhe me “Çfarë është letërsia”, për t’u “mbrojtur” se përse shkruan ose shkruhet, pra, përse ka letërsi dhe si duhet të jetë ajo (e mirëfillta, e kulluara), të tjerë autorë brilantë, na tregojnë sekretin e tyre… Ai është i thjeshtë. Vetjak. Është muzë, njohuri, fantazi, fanatizëm, dashuri dhe sakrificë.

Këto, mes të tjerash, janë “arsyet”, që bota ka kryevepra në letërsi:

Attitude familière – lisant un journal, cigarette aux lèvres – d’Albert Camus, écrivain français, journaliste, philosophe et Prix Nobel de littérature 1957.
A file picture taken in 1953, shows French writter and 1957 literature Nobel prize laureate Albert Camus (1913-1960), reading a newspaper in Paris. France’s President Nicolas Sarkozy said on November 19, 2009 in Brussels that It would be an “extraordinary symbol” to “burry Albert Camus at the Pantheon”, 50 years after Camus’ death. The Pantheon, located in Latin Quarter in Paris and was originally built as a church, is a place where are buried great men, honoured by the Nation. AFP PHOTO (Photo by STF / AFP)

ALBERT CAMUS: Qëllimi i një shkrimtari është të mos ta lejojë civilizimin të shkatërrojë veten.

W. SOMERSET MAUGHAM: Ka tre rregulla për të shkruar një roman. Për fat të keq askush nuk i di.

NATTHANIEL HAWTHORNE: Leximi i lehtë është i shkruar i vështirë.

G. K. CHESTERTON: Një roman i mirë na rrëfen të vërtetën në lidhje me personazhin e tij, ndërsa një roman i keq na rrëfen të vërtetën mbi autorin e tij.

CHARLES BUKOWSKI: Shkrimtarët e mëdhenj janë njerëz të padenjë. Ata jetojnë padrejtësisht, duke e kursyer për letrat pjesën e tyre më të mirë. Njerëzit e mirë shpëtojnë botën, kështu ata bastardët si puna ime mund të vazhdojnë të shkruajnë dhe të bëhen të pavdekshëm. Nëse ti e lexon këtë pasi kam vdekur, do të thotë që ia kam arritur.

JANE AUSTIN: Për sa më përket mua, nëse libri është shkruar mirë, më duket gjithmonë shumë i shkurtër.

MARK TWAIN: Zëvendëso me “dreqin” çdo herë që të vjen të shkruash “shume”. Redaktori yt do ta fshijë dhe të shkruarit do të mbetet ashtu siç duhet.

MAYA ANGELOU: Nuk ka agoni më të madhe se të mbash brenda vetes një histori të patreguar.

FRIEDERICH NIETZSCHE: Një shkrimtar i mirë zotëron jo vetëm shpirtin e tij, por edhe shpirtrat e miqve të tij.

HARPER LEE: Të shkruarit është një veteksplorim i pafund i shkrimtarit. Një eksorcizëm, jo domosdoshmërisht i demonëve të tij, por i pakënaqësisë së tij hyjnore

FRANZ KAFKA: Unë shkruaj ndryshe nga ç’flas, unë flas ndryshe nga ç’mendoj, unë mendoj ndryshe nga ç’duhet të mendoj, kështu që e gjitha vazhdon edhe më, në zemër të errësirës.

ROBERT FROST: Nëse nuk ka lot te shkrimtari, nuk do të ketë lot as te lexuesi. Nëse nuk ka befasi te shkrimtari, nuk do të ketë befasi as tek lexuesi.

NEIL GAIMAN: Nesër mund të jetë një ditë ferri, por sot ishte një ditë e mirë për të shkruar, dhe në ditët e të shkruarit të mirë, asgjë tjetër nuk ka rëndësi.

FRANK HERBERT: Nuk ka finale të vërteta. Ёshtë vetëm një vend ku ti ndalon rrëfimin.

RAY BRADBURY: Duhet të jesh i dehur ndërsa je duke shkruar, kështu realiteti nuk do të mundë të të shkatërrojë.

THOMAS MANN: Shkrimtar është ai, të cilit të shkruarit i duket më i vështirë se ç’është për njerëzit e tjerë.

SYLVIA PLATH: Më lër të jetoj, të dua dhe t’i them siç duhet në fjali të mira.

 

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale