16.09.2022 - 10:59
Ekipi i Ballkanit dhe i gjithë stafi që e shoqëroi në transfertë përballë Slavia Prague, përjetuan makthe gjatë momentin kur u nisën për t’u rikthyer në Prishtinë.
Avioni më të cilin udhëtonin u detyrua të bënte një kthim urgjent për në aeroportin e Pragës, pasi dritarja e pilotit pësoi plasaritje. Gjatë rrugës së kthimit plasaritja u zmadhua, por për fat të mire, i gjithë ekipi dhe stafi i Ballkanit zbritën pa asnjë problem në aeroportin e Pragës.
Ekipi kaloi natën në Pragë ndërsa mëngjesin e së premten fluturuan sërish drejt Prishtinës. Një situatë që ka sjellë ankth edhe për familjarët e futbollistëve.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Europa dhe Conference League