MENU
klinika

Berisha publikon fakte të reja nga afera e Portit të Durrësit

“Po i dorëzohet mafies më të rrezikshme Rama-Vuçiç”

02.09.2022 - 12:22

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar fakte të reja në lidhje me aferën e Portit të Durrësit, që sipas tij janë të përfshirë në bashkëpunim gangsterëve politik të rajonit me ata të Putinit në Bjellorusi.

Berisha tha se që “Edi Rama po ndërton Dubain e tij, të familjes së tij, por po e ndërton atë me grupe të rrezikshme antishqiptare dhe antieuropiane, siç janë biznesmenët të Bjellorusisë dhe ata të Beogradit.”

“Të dhëna të reja dëshmojnë se tentakulat e mafies Rama Alabar përfshijnë vëllezërit Kariç dhe më të dashurit e Lukashenkos. Sic e shihni kemi të bëjmë me një dorëzim të portit më të rëndësishëm të Shqipërisë mafies me të rrezikshme. Edi Rama vëllezërit Karic, Vucici prapa tyre pasi vellezërit Karic janë aksionerët kryesore të dy kompanive të Alabarit në Beograd dhe përsëri kjo kompani arabe ka tentakulat e saj dhe ka marrë përsipër ndërtimin e Smart City në Minsk ku kompania e Minskit ka për Presidentit ndihmësin kryesor të Lukashenkos.

Në këtë kontekst jo vetëm që Rama po ndërton Dubain e familjes së tij në Porin e Durrësit, por po e ndërton me grupe të rrezikshme anti shqiptare dhe anti evropiane sic janë biznesmenë të Bjellorusisë dhe ata të Beogradit.

E vërteta është se në këtë aferë multimiliardeshe kemi të bëjmë me bashkëpunimin gangster politik të rajonit me ata të Putinit në Bjellorusi”, tha Berisha.

Sipas Sali Berishes, PD nuk do njohim asnjë vendim për Portin e Durrësit, duke theksuar se Rama do mbajë përgjegjësi penale.

“PD denoncon me forcën më të madhe këtë projekt të Edi Ramës dhe Alabar. U bën thirrje qytetarëve të Durrësit të mos shpenzojnë asnjë qindarkë për të blerë apartamente nga kompania fantazmë Rama-Alabar dhe garanton se nuk do të njohë asnjë vendim, por do bëjë përgjegjës penal Edi Ramën për dëmin e tmerrshëm që i ka krijuar vendit me mbylljen de facto të portit kryesor”.