10.09.2022 - 11:12
Një situatë e pazakontë për organizatorët e Premier League. Dhe kësaj radhe nuk është virusi apo kushtet atmosferike, por dicka tjetër që i ka vënë në siklet: Ndarja nga jeta e Mbretëreshës.
Shefat e policisë do të vendosin nëse forcat e tyre kanë kapacitetet për të siguruar normalisht organizimin e javës së tetë të Premier Ligës (16-18 shtator, nga e premtja në të diel), duke qenë se më datë 19 është funerali i Mbretëreshës Elizabeta II.
Nëse do të merret vendimi për të shtyrë edhe javën e ardhshme, atëherë mund të mos ketë më asnjë ndeshje të Premier Ligës deri më datën 1 tetor, duke qenë se pas javës së ardhshme ndërpritet kampionati prej Ligës së Kombeve.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Nga goli me dorë, tek ambasador
Si u zbut Maradona nga Mbretëresha Elizabeth
Ronaldo për Mbretëreshën