MENU
klinika

Lamtumirë, mbretëresha Elizabetë!

Presidenti Biden: Madhëria e saj, përcaktoi një epokë

19.09.2022 - 10:49

        Çifti presidencial i Shteteve të Bashkuara, Presidenti Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden, kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e mbretëreshës Elizabeta II, duke cilësuar se Madhëria e saj, ishte më shumë sesa një monarke dhe se, ajo përcaktoi një epokë.

“Në një botë me ndryshime të vazhdueshme, ajo ishte një prani e qëndrueshme dhe një burim ngushëllimi dhe krenarie, për brezat e britanikëve, duke përfshirë shumë që nuk e kanë njohur kurrë vendin e tyre, pa të”, – thuhet në njoftim.


“Një admirim i vazhdueshëm për mbretëreshën Elizabetë II bashkoi njerëzit në të gjithë CommonWealth-in. Shtatë dekadat e mbretërimit historik të saj, dëshmuan epokën e përparimit të madh njerëzor, me dinjitet”.

“Ajo ishte monarkja e parë britanike, me të cilën, njerëzit në mbarë botën mund të ndjenin lidhje personale dhe të menjëhershme – pavarësisht nëse e dëgjuan në radio, si një princeshë e re, duke folur me fëmijët e Mbretërisë së Bashkuar ose u mblodhën rreth ekraneve, për kurorëzimin e mbretëreshës. Nga ana e saj, mbretëresha Elizabetë ia kushtoi gjithë jetën, shërbimit të popullit”.